Rasti i helmimit të Skripalëve diskutohet në Sofje - Bota Sot
Rasti i helmimit të Skripalëve diskutohet në Sofje

Evropë

Rasti i helmimit të Skripalëve diskutohet në Sofje

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 15:32
Emma Hopkins, Boyko Borisov

Ambasadorja e Britanisë në Sofje, Emma Hopkins, diskutoi me zyrtarë të lartë bullgarë lidhjet e mundshme midis helmimit të një biznesmeni lokal në Bullgari në vitin 2015 dhe helmimit të një ish-spiuni rus në Britani, vitin e kaluar.

Hopkins u takua të hënën me kryeministrin bullgar, Boyko Borisov, kryeprokurorin Sotir Tsatsarov, ministrin e Brendshëm, Mladen Marinov, dhe drejtorin e agjencisë së inteligjencës, Dimiter Dimitrov.

Takimi pasoi një raport që sugjeron se një i dyshuar i tretë në sulmin me agjent nervor kundër ish-spiunit rus, Sergei Skripal, dhe vajzës së tij, mund të jetë po ashtu i përfshirë në helmimin e biznesmenit bullgar, Emil Gebrev, në prill të vitit 2015.

Për këtë ka raportuar më 7 shkurt organizata hulumtuese britanike, Bellingcat, transmeton rel.

Duke folur pas bisedimeve, Hopkins tha se Londra dhe Sofja po koordinohen nga afër rreth rastit.

Gebrev i ka mbijetuar helmimit, ashtu si edhe Skripalët.

Autoritetet britanike kanë akuzuar deri më tash dy rusë, që besohet se janë agjentë të inteligjencës ushtarake ruse GRU, për helmimin e Skripalëve në qytetin Sallsbëri të Anglisë.

Autoritetet ruse kanë mohuar çdo lidhje me këtë sulm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...