Marrëveshje britaniko-zvicerane për tregtinë pas Brexit

Evropë

Marrëveshje britaniko-zvicerane për tregtinë pas Brexit

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 16:04
Pamje nga takimi

 Britania e Madhe dhe Zvicra nënshkruan një marrëveshje për të siguruar që tregtia mes dy vendeve të vazhdojë edhe pas daljes së pritur të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian më 29 mars.

“Zvicra është një nga partneret më të vlefshme tregtare që po kërkojmë për vazhdimësinë duke llogaritur më shumë se 32 miliardë dollarë shkëmbime tregtare në vit”, theksoi sekretari i Tregtisë së Jashtme, Liam Fox në Bernë.

Marrëveshja që nënshkroi Fox me ministrin zviceran të Ekonomisë, Guy Parmelin përsërit shumicën e marrëveshjeve që aktualisht ekzistojnë midis Britanisë së Madhe dhe Zvicrës, një vend joanëtar i BE-së.

Nëse Londra lë bllokun europian nën kushtet e një marrëveshjeje tranzicioni me Brukselin, pakti tregtar zviceran-britanik do të hyjë në fuqi pas kalimit të tranzicionit.

Britania e Madhe është destinacioni i gjashtë më i madh i eksporteve për kompanitë zvicerane. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat