Rrëzohet helikopteri në Stamboll, katër ushtarë të vrarë - Bota Sot
Rrëzohet helikopteri në Stamboll, katër ushtarë të vrarë

Evropë

Rrëzohet helikopteri në Stamboll, katër ushtarë të vrarë

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 19:33
Foto ilustrim

Katër ushtarë turq kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri sot në Stamboll, njoftoi prefekti i këtij qyteti Ali Jerlikaja.

Helikopteri u rrëzua në pjesën e banuar të pjesës aziatike të qytetit, por sipas Reuters, me këtë rast nuk pati viktima në mesin e qytetarëve.

Sipas informacioneve të para, helikopteri u rrëzua derisa po tentonte të aterrojë dhunshëm në lagjen Cekmekoj.

Në pamjet televizive shihet tym i dendur mbi këtë lagje.

Shkaku i aksidentit ende nuk dihet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...