Grupi sekret i gazetarëve francezë akuzohen për bullizëm - Bota Sot
Grupi sekret i gazetarëve francezë akuzohen për bullizëm

Evropë

Grupi sekret i gazetarëve francezë akuzohen për bullizëm

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Disa gazetarë francezë janë pezulluar ose pushuar nga puna pasi akuzohen se kanë bashkërenduar ngacmime në internet përmes një grupi sekret në Facebook.

Grupi që përbëhej kryesisht nga meshkujt i quajtur Ligue du LOL, targetonte gratë, përfshirë edhe gazetare duke i ngacmuar ato përmes mesazheve dhe fotomontazheve me përmbajtje pornografike.

Ky grup u zbulua nga e përditshmja “Liberation” dhe tani dhjetëra gra kanë dëshmuar për ngacmimet. Në mesin e të pezulluarve nga puna është edhe vet editori i versionit online të gazetes “Liberation”, Alexandre Hervaud.

Pjesëtarët e Ligue du LOL krijuan llogari të rreme në Tëitter dhe përmes tyre ngacmuan gazetarë, shkrimtarë dhe aktivistë, shumica prej të cilave ishin femra.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...