Rriten veprat penale të lidhura me anti-semitizëm në Gjermani

Evropë

Rriten veprat penale të lidhura me anti-semitizëm në Gjermani

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 16:15
Flamuri i Gjermanisë.

Zyrtarët gjermanë kanë thënë se kanë vërejtur një rritje prej 10 për qind të veprave penale të lidhura me anti-semitizëm në vitin e kaluar.

Të dhënat, që janë publikuar të mërkurën, tregojnë se 1,646 vepra kanë qenë të lidhura me urrejtje të hebrenjve më 2018, duke përfshirë dhjetëra sulme të dhunshme.

Sipas po këtyre të dhënave, sulmet e lidhura me anti-semitizëm në Gjermani janë rritur për 60 për qind.

Ky njoftim është bërë vetëm një ditë pasi politikanët francezë kanë përmendur një rritje të ashpër të incidenteve në shtetin e tyre.

Ministri i brendshëm francez, Christophe Castaner, ka paralajmëruar se anti-semitizmi është “duke u shpërndarë si helm”.

Gjatë vikendit në Paris është raportuar për një seri të incidenteve anti-semitike, duke përfshirë portretet e të mbijetuarve të Holokaustit.

Ndërkohë edhe grupet e hebrenjeve kanë paralajmëruar për rritje të grupeve të esktremit të djathtë në Evropë.

Në një sondazh të realizuar vitin e kaluar, mijëra hebrenj evropianë kanë thënë se janë shumë të shqetësuar për rritje të anti-semitizmit në këtë rajon.

Vitin e kaluar, Qeveria e Gjermanisë ka njoftuar se një ekip i veçantë do të dërgohet në shkollat gjermane dhe do të tentojë të luftojë anti-semitizmin.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë një muaj më parë se është përgjegjësi e secilit që të ketë “zero tolerancë” ndaj secilës formë të ksenofobisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat