Ford’ ushtron presion ndaj May-t në sfondin e Brexit - Bota Sot
Ford’ ushtron presion ndaj May-t në sfondin e Brexit

Evropë

Ford’ ushtron presion ndaj May-t në sfondin e Brexit

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 19:42
Ilustrim

Kompania ”Ford” e cila punëson 13 000 persona në Britaninë e Madhe po ushtron presion ndaj kryeministres Theresa May për të shmangur një Brexit pa marrëveshje me Bashkimin Europian, njoftoi për median një burim i afërt me çështjen.

Prodhuesi amerikan i automjeteve i ka paraqitur së fundmi May-t masat që parashikon bordi drejtues i kompanisë në rast të një Brexit të ashpër.

Të gjitha opsionet janë mbi tryezë, përfshirë transferimin e linjës së prodhimit nga Britania e Madhe drejt kontinetit, pasi theksoi se ishte ende shumë herët për të shprehur se çfarë masash konkrete do të merrte në përfundim kompania.

‘’Prej kohësh i kemi kërkuar qeverisë dhe parlamentit britanik që të punojmë sëbashku për të shmangur mundësinë e largimit pa marrëveshje të Londrës nga BE-ja’’, bëri të ditur sot për median zëdhënësja e kompanisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...