Barcley: Brexit-i do të ndodhë me ose pa marrëveshje - Bota Sot
Barcley: Brexit-i do të ndodhë me ose pa marrëveshje

Evropë

Barcley: Brexit-i do të ndodhë me ose pa marrëveshje

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Britania e Madhe do të dalë nga Bashkimi Evropian në mars, pavarësisht nëse do të ketë ose jo një marrëveshje me Brukselin, ka thënë ministri britanik për Brexit-in, Stephen Barcley.

Britania e Madhe po përpiqet të bind BE-në për ndryshimin e disa aspekteve të marrëveshjes në mënyrë që e njëjta të fitojë votat e deputetëve të parlamentit britanik.

Bashkimi Evropian është shprehur kundër një marrëveshjeje të re, megjithatë zyrtarë evropianë kanë thënë se janë të hapur të ndihmojnë Britaninë për të kaluar marrëveshjen në parlament.

Ndërkohë më shumë se 40 ish-ambasadorë britanikë i kanë bërë thirrje kryeministres, Theresa May, t’i përmbahet afatit për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian më 29 mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...