Deputeti jep dorëheqje duke pranuar se ka vjedhur një sanduiç

Evropë

Deputeti jep dorëheqje duke pranuar se ka vjedhur një sanduiç

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 18:06
Darij Krajcic

Deputeti sloven i partisë LMS, Darij Krajcic, ka dhënë dorëheqje si rezultat i vjedhjes së një sanduiçi në dyqan.

“Nëse duam të ndjekim vlerat dhe parimet e LMÇ, ai kishte një përgjegjësi për të marrë këtë veprim dhe ai mori përgjegjësinë dhe dha dorëheqjen”, tha kreu i grupit të partisë më të madhe qeveritare, Golubovic.

I pyetur nëse Krajcic vendosi vetë për këtë hap apo e bindi partia për dorëheqje, Goluboviq u përgjigj se ata kishin diskutuar me të, por se ai e pranoi vetë vendimin e tij.

Krajcic shpjegoi se incidenti që çoi në dorëheqjen e tij, nuk ishte vjedhje, por një eksperiment social. Ai pendohet për këtë ngjarje dhe kërkoi falje për të. 

Ai shpjegon rastin: “Shkova nga parlamenti në dyqan dhe thash të bëj një testim. Duke pritur në banak shoh tre persona duke folur me njëri-tjetrin. Kam pritur tre minuta te paguaj dhe askush nuk ma varte, kështu që dola pa paguar. Askush nuk më ndoqi ndonëse ka aq shumë video kamera për mbikëqyrje. Kaq ishte. Askush nuk vajtoi”.

Kështu tregon ngjarjen deputeti gjersa shoqërohet me të qeshura nga deputët tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat