Theresa May pëson edhe një humbje në Parlament për strategjinë e Brexit-it

Evropë

Theresa May pëson edhe një humbje në Parlament për strategjinë e Brexit-it

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 20:33
Theresa May

Kryeministrja britanike, Theresa May regjistroi sot edhe një humbje në Parlament, pasi u hodh poshtë strategjia e saj për negocim të Brexit.

Kjo e ndërlikon qëndrimin e saj përballë Brukselit, me të cilin ajo kërkon të ridiskutojë marrëveshjen e largimit nga BE-ja.

330 deputetë votuan kundër dhe vetëm 258 për amendamentin e paraqitur nga qeveria, e cila kërkonte mbështetje për përpjekjet e saj për të modifikuar dispozitën më të kontestuar të marrëveshjes së tërheqjes, që ka të bëjë me kufirin irlandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat