Pompeo në Bruksel, takim të mbyllur me Mogherinin

Evropë

Pompeo në Bruksel, takim të mbyllur me Mogherinin

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 10:59
Pamje nga takimi

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo po qëndron për vizitë në Bruksel, ku është pritur në takim nga shefja për politikë të jashtme në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini.

Ky takim mes dyshes erdhi vetëm një ditë pasi zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, i akuzoi aleatët evropianë për përpjekje për t’i dobësuar sanksionet amerikane kundër Iranit.

Mogherini, e cila kishte dhënë kontribut në arritjen e marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe fuqive botërore në vitin 2005, u përshëndet me Pompeon para një grumbulli të madh të kamerave në Bruksel dhe më pas hynë në dhomën e konferencave për ta zhvilluar një takim, i cili është planifikuar të zgjasë rreth një orë.

Mogherini refuzoi të përgjigjet në pyetjen e një gazetari për atë se çfarë mendon ajo për fjalimin e zëvendëspresidentit amerikan në Varshavë, gjatë të cilit ai e akuzoi Bashkimin Evropian për përpjekje për ta thyer ndikimin e sanksioneve ekonomike të SHBA-së kundër Iranit. Sipas analistëve politikë, komentet e zëvendëspresidentit amerikan me kritika të ashpra ndaj Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe reflektojnë strategjinë e Uashingtonit për ta izoluar Iranin, ndërsa kjo çështje duket se do t’i tensionojë marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat