Francë, hetim ndaj ambasadorit të Vatikanit për “sulm seksual”

Evropë

Francë, hetim ndaj ambasadorit të Vatikanit për “sulm seksual”

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 17:03
Emmanuel Macrob dhe Luigi Ventura

Hetimi ndaj Ventura-s është hapur nga Prokuroria e Parisit më 24 janar, pasi ai dyshohet për sulm seksual ndaj një punonjësi të ri të komunës së kryeqytetit francez.

Në Francë është hapur hetim ndaj ambasadorit të Vatikanit në Paris Luigi Ventura me akuzën për “sulm seksual”, njoftuan mediat franceze.

Sipas mediave, hetimi ndaj Ventura-s është hapur nga Prokuroria e Parisit më 24 janar, pasi ai dyshohet për sulm seksual ndaj një punonjësi të ri të komunës së kryeqytetit francez.

Procesi është nisur pasi Komuna e Parisit e ka dërguar rastin deri tek prokurori Remy Heitz.

Siç thuhet, rasti ka ndodhur më 17 janar gjatë një aktiviteti të organizuar nga kryebashkiakja Anne Hidalgo në komunë.

Ventura, 74 vjeç, është ambasador i Vatikanit në Paris nga viti 2009.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat