Kriza franko-italiane: Ambasadori i Francës rikthehet në Romë

Evropë

Kriza franko-italiane: Ambasadori i Francës rikthehet në Romë

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 17:30
Franca

Franca riktheu sot në Romë ambasadorin e saj, të cilin e thirri për konsultime pas sulmeve të përsëritura të dy liderëve populistë italianë kundër presidentit Emmanuel Macron. Liderët italianë shprehën keqardhje për incidentin dhe shfaqën vullnetin e tyre për zbutjen e situatës së krijuar mes dy shteteve themelues të Bashkimit Europian.

”Christian Masset do të rikthehet sot në Romë”, u shpreh në një prononcim për radion  RTL ministrja franceze për Çështjet europiane, Nathalie Loiseau, një javë pas thirrjes për konsultime, një rast i paprecedentë nga ana e Francës kundrejt një shteti të BE-së që nga viti 1945.

”Jam shumë i kënaqur që ambasadori po kthehet në Itali. Dëshiroj t’i kërkoj të takohemi dhe ndërkohë që mbetem në pritje të takimit, i uroj rikthim të mbarë”, u shpreh pak më parë Luigi Di Maio. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat