Ministri britanik: Nuk do ta braktisim Ballkanin... - Bota Sot
Ministri britanik: Nuk do ta braktisim Ballkanin...

Evropë

Ministri britanik: Nuk do ta braktisim Ballkanin...

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 16:06
Gavin Williamson

“Nuk do t’i braktisim shtetet të cilat Rusia përpiqet t’i rrezikojë, siç janë Ukraina dhe vendet e Ballkanit Perëndimor", ka thënë në Munih ministri britanik i Mbrojtjes Gavin Williamson.

Duke folur në Konferencën për Siguri në Munih, ai e ka akuzuar Rusinë se po përpiqet “ta shtyjë Ballkanin në garën e re të armatimit për të cilën ai thjesht nuk është i interesuar e të cilën nuk e dëshiron dhe kështu këtë pjesë po e bën vend gjithnjë e më pak të sigurt".

Ai njëkohësisht e ka ftuar Moskën që t’i ripërtërijë marrëdhëniet me vendet perëndimore përmes dialogut, përcjell Reuters.

"NATO është edhe më tej i rëndësishëm sepse kundërshtari i vjetër është edhe mirë në lojë”, ka theksuar Williamson.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...