Mal i Zi: Fërkime dhe akuza për korrupsion mes opozitës dhe shumicës

Evropë

Mal i Zi: Fërkime dhe akuza për korrupsion mes opozitës dhe shumicës

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 21:51
Mal i Zi

Në Mal të Zi, opozita malazeze i ka akuzuar krerët e shtetit për korrupsion dhe pushtet autoritar dhe ka paralajmëruar për sot mbajtjen e protestave në Podgoricë, para selisë së Partisë Demokratike Socialiste në pushtet.

Protesta vjen ndërsa akuzat për korrupsion kanë kohë që shkaktojnë fërkime të ashpra mes opozitës dhe pushtetit.

Afaristi i njohur dhe kryetari i Atlas Grup ku bën pjesë edhe Televizioni A1, Dushko Knezheviç, i cili gjendet i arratisur në Londër, vazhdon me publikimin e materialeve komprometuese ndaj zyrtarëve më të lartë shtetërorë.

Ndërkohë, autoritetet malazeze e kanë shpallur person në kërkim si i dyshimte për pastrim parash dhe për vepra tjera korruptive, i cili sipas tyre, është vënë në shërbim të opozitës për ta ndryshuar pushtetin në Mal të Zi.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ali Salaj përgatiti kronikën:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat