Irlanda shprehet e zhgënjyer për marrëveshjen e Brexit

Evropë

Irlanda shprehet e zhgënjyer për marrëveshjen e Brexit

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 18:47
Simon Coveney

Zëvendëskryeministri irlandez shprehu zhgënjimin e tij gjatë një vizite në Bruksel përballë paaftësisë të Britanisë së Madhe për të ratifikuar marrëveshjen për një largim të rregullt nga Bashkimi Europian.

”Natyrshëm ka pakënaqësi dhe zhgënjim’’, deklaroi për gazetarët, Simon Coveney, i cili mban gjithashtu postin e ministrit të Punëve të Jashtme, pas një takimi me kolegët europianë.

Kryeministrja britanike, Theresa May synon të kalojë në parlament marrëveshjen e nënshkruar me liderët europianë në nëntorin e kaluar, në favor të disa ndryshimeve. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat