Gjibraltari akuzon Madridin ”për naivitet” pas një incidenti në ujërat territoriale

Evropë

Gjibraltari akuzon Madridin ”për naivitet” pas një incidenti në ujërat territoriale

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 20:50
Gjibraltari

Gjibraltari akuzoi sot Madridin për ”naivitet” pasi një anije lufte spanjolle urdhëroi të dielën që anijet tregtare të largohen nga ujërat nën kontrollin britanik, në afërsi të territorit të vogël.

Në një regjistrim audio të incidentit, siguruar nga gazeta ”Gibraltar Chronicle” dëgjohet ekuipazhi në bordin e anijes ushtarake spanjolle që urdhëron anijet tregtare të largohen nga ujërat territoriale spanjolle.

Për Gjibraltarin, ky veprim përbën një sfidë ndaj sovranitetit të tij, këto ujëra do të vijojnë të jenë britanike sipas ligjit ndërkombëtar.

Kryeministri i Gjibraltarit, Fabian Picardo deklaroi se incidenti ishte një akt i papranueshëm që nuk synonte gjë tjetër veçse provokimin. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat