Nisin karnavalet e Venecias

Evropë

Nisin karnavalet e Venecias

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 07:59
Venecia

Nëse flasim për karnevalet, patjetër që të parat që na vijnë në mendje janë ato të Venecias. Gondolat e famshme të veshura me ngjyra nga më të ndryshmet, maskat dhe kostumet ishin vetëm disa prej perlave artistike që karakterizuar paradën e hapjes së karnavaleve në Venecia.

E pushtuar nga turistë italianë dhe të huaj, pushimet në këtë periudhë të vitit në qytetin magjik nuk janë vetëm një udhëtim për të shijuar qytetin e veçantë por edhe për të marrë pak nga kultura dhe atmosfera festive e karnavaleve.

E teksa gjatë ditës vëmendjen e kanë ngjyrat e barkave dhe kostumet e famshme, darka shndërrohet në një tjetër moment magjik nëpërmjet ndriçimeve të shumta mbi kanalet e famshme të Venecias, që i japin një pamje akoma më magjepsëse qytetit.

40 ditët e karnevaleve të Venecias do të kulmojnë me ballon karakteristike, e cila mbahet ditën e fundit dhe ku të gjithë personazhet me maska do zbresin në shesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat