Plagosi dy persona, vritet nga policia agresori

Evropë

Plagosi dy persona, vritet nga policia agresori

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 08:18
Ilustrim

Një person plagosi sot në mesditë me dy kalimtarë në qendër të Marsejës, para se të vritej nga forcat e policisë me armë zjarri, raporton BBC.

“Situata është duke u shqyrtuar nga seksioni kundërterrorizmit të prokurorisë së Parisit, në bashkëpunim me prokurorinë e Marsejës”, njoftoi prokuroria e Parisit.

Agresori, i lindur në vitin 1983, nuk njihet nga shërbimet policore, sipas të njëjtave burime.

Kur forcat e policisë mbërritën në vendngjarje, agresori nxori një armë zjarri dhe policët më pas qëlluan drejt tij.

Agresori, i plagosur rëndë, vdiq disa çaste më pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat