Vuçiq uron kryeministren serbe për lindjen e djalit

Evropë

Vuçiq uron kryeministren serbe për lindjen e djalit

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 20:59
Ana Bërnabiq dhe partnerja e saj Milica Gjurgjiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka uruar kryeministren e vendit të vet, Ana Bërnabiq, dhe partneren e saj Milica Gjurgjiq për lindjen e djalit dhe ka kritikuar një pjesë të opinionit që në rrjete sociale është tallur me këtë ngjarje.

“Përgëzoj Anën e Milicën që Igori është gjallë, i shëndoshë dhe dëshiroj që të jetë me shëndet, i mençur dhe i suksesshëm. Fakti se ata i pengojnë edhe fëmijët, flet vetiu”, citojnë medie serbe të ketë thënë Vuçiqi.

Duke folur për komentet rreth kësaj ngjarjeje, ai ka ka thënë se bëhet fjalë për shtresën më të keqe shoqërore në rrjetet sociale dhe për elitën e rremë politike.

Partnerja e kryeministres së Serbisë Ana Bërnabiq, Milica Gjurqiq, mbrëmë e ka lindur djalin Igor në Beograd dhe ky ka qenë lajm dominuese nga shumë agjenci botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat