Turqia arreston edhe 295 persona nën akuzat se janë me Fethullah Gulenin

Evropë

Turqia arreston edhe 295 persona nën akuzat se janë me Fethullah Gulenin

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 08:53
Ilustrim

Turqia ka urdhëruar arrestimin e 295 personave ushtarakë, pasi sipas Reuters , prokuroria e atjeshme ka thënë se ata janë të akuzuar se kanë të bëjnë me rrjetin e klerikut mysliman në SHBA, Fethullah Gulen.

Zyra e prokurorisë tha se policia nisi operacionet e arrestimit në orën 1:00 të mëngjesit nën një hetim mbi thirrjet telefonike në mes të operatorëve të dyshuar të Gylenit. Nuk ishte e qartë se sa të dyshuar janë arrestuar deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat