Greqia pret që deri në shtator të gjitha librat të pastrohen nga përmbajtjet irredentiste

Evropë

Greqia pret që deri në shtator të gjitha librat të pastrohen nga përmbajtjet irredentiste

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 17:20
Maqedonia - Greqia

Greqia pret që nxënësit e Maqedonisë të fillojnë mësimin në shtator me materiale të cilat do të jenë të pastruara nga kërcënimet dhe irredentizmi.

Zv. ministri i Jashtëm, i cili është gjithashtu udhëheqës i ekipit grek të ekspertëve, Markos Bolaris, tha se i gjithë procesi i rishikimit duhet të përfundojë shpejt dhe me efikasitet. Ai njoftoi se komiteti i Maqedonisë dhe Greqisë që do të mbahet në fillim të marsit, do të përqendrohet në librat e historisë dhe gjeografisë të arsimit fillor.

Bolaris tha se vëmendje të veçantë do të kenë edhe ilustrimet, siç janë fotot dhe hartat, të cilat sipas Greqisë përmbajnë elemente irredentiste.

Ky do të jetë takimi i dytë në mes komitetit të Maqedonisë dhe Greqisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat