Si në filma në qendër të Beogradit, vritet drejtori i Auto-Moto të Serbisë! Atentatori bën vetëvrasje

Evropë

Si në filma në qendër të Beogradit, vritet drejtori i Auto-Moto të Serbisë! Atentatori bën vetëvrasje

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 17:51
Serbi

Kreu i Shoqatës Auto-Moto të Serbisë (AMSS), Mirko Butuli u vra nga disa të shtëna në një ndërtesë në Rrugen e “Ruzveltit” Beograd. MPB njoftoi se ka pasur një shkëmbim zjarri, në të cilin Predrag Djurdjev ka qëlluar në drejtorin e AMSS dhe më pas ka bërë vetëvrasje, njofton “Presheva Jonë” duke iu referuar burimeve te mediave serbe.

TV N1 raporton se Butulija vdiq nga plagët në Qendrën e Emergjencave, pasi sekretari i AMSS, Predrag Djurdjev, qëlloi në të.

Image
Mirko Butulija

 

Pas plagosjes, Drejtori i AMSS Mirko Butuli u dërgua në Qendrën e Emergjencës. Te shtënat u zhvilluan në ndërtesën AMSS ku një vajzë u plagos e cila u hodh nga dritarja gjatë të shtënave.

Ministria e Brendshme e Serbisë njoftoi se, sipas informatave të para, sulmuesi P. D (43) ka gjuajtur disa të shtëna në drejtim të Butulisë. Po ashtu policia u qëllua me arme zjarri. Policia po zhvllon hetime rreth keitj akti kriminal, si në flma.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat