Mijëra adoleshentë marshojnë kundër ndryshimit klimatik

Evropë

Mijëra adoleshentë marshojnë kundër ndryshimit klimatik

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 18:24
Pamje nga protesta

Mijëra adoleshentë dhe të rinj dolën sot në rrugët e Parisit për të kërkuar më shumë veprim për parandalimin e pakthyeshëm të ngrohjes globale.

Demonstruesit, me në krye aktivisten suedeze Greta Thunberg, marshuan përgjatë bulevardit qendror të Parisit duke kënduar, “Një, dy, tre gradë: është një krim kundër njerëzimit”.

Manifestuesit mbanin pankarta të shkruara në anglisht, gjermanisht, italisht sigurisht edhe në frëngjisht ku kërkohej më shumë veprim nga qeveria.

“Qeveria e presidentit Emmanuel Macron nuk ka dhënë prova për një përfshirje të mjaftueshme në zgjidhjen e ndryshimit klimatik”, thotë një prej adoleshentëve. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat