Rikthehet i ftohti dhe bora në Evropën Lindore - Bota Sot
Rikthehet i ftohti dhe bora në Evropën Lindore

Evropë

Rikthehet i ftohti dhe bora në Evropën Lindore

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 15:26
Ilustrim

Disa zona në Itali, Greqi dhe Turqi janë goditur nga një sistem presioni të ulët që gjatë të shtunës dhe të dielës do të sjellë reshje bore të konsiderueshme. Me Italinë ku janë regjistruar madje deri më tani 3 viktima si pasojë e aksidenteve të lidhura me motin.

Por, ndërsa pjesa lindore e Evropës është zbardhur sërish, pjesa perëndimore do të shënojë temperatura të ngrohta. Ndërsa ne po i afrohemi kështu fundit të dimrit në Evropë, pjesa qendrore dhe ajo perëndimore duket se po e përqafon pranverën me temperaturat që pritet të arrijnë deri në 25 gradë celcius në fundjavë, por lindja dhe jugu i kontinentit ende jo.

Meteorologët kanë folur edhe për erëra të forta nga Kroacia e në jug të saj që pritet të shkaktojnë jo pak probleme.

Fundjava ka mbërritur me reshje bore dhe temperatura të ulëta edhe në Kosovë, ndryshe nga ditët që kanë mbetur pas. I ftohti, thonë meteorologët, do të vijojë edhe në fillim të javës së ardhshme, por temperaturat do të shënojnë rritje graduale. Për momentin, ato do të zbresin deri në -13 gradë celcius në disa zona të Kosovës. Edhe në Maqedoninë e Veriut situata do të jetë e njëjtë, me reshje bore, erë dhe acar, me temperaturat minimale që sipas ekspertëve, do të zbresin deri në -9 gradë celcius.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...