Moti i keq dhe me erë të fortë përfshin Italinë, tre të vdekur në Lazio - Bota Sot
Moti i keq dhe me erë të fortë përfshin Italinë, tre të vdekur në Lazio

Evropë

Moti i keq dhe me erë të fortë përfshin Italinë, tre të vdekur në Lazio

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 16:51
Foto

Moti i keq dhe me erë të fortë ka përfshirë së fundi shtetin fqinj Italinë duke lënë të paktën 3 persona të vdekur në Lazio, 2 në zonën e Frusinate dhe një në Guidonia.

Sipas mediave italiane dy viktimat e para u zunë poshtë nga rrënojat e një muri  të lartë i cili për shka të erës së fortë u shemb rreth orës 10.00 të mengjesit me orën lokale në Alviato.

Ndërkohë viktimat e identifikuara janë Guido Albassi, 71-vjeç Veroli, Carlo Diana 73-vjeç ndërkohë që edhe dy persona mbetën të plagosur nga ky incident të cilët u dërguan në spital

Ndërkohë në zonë e  Guidonia afër Romës, u shënua viktima e trëtë pasi një- 45 vjeçar  humbi jetën për shkak të rënies së një peme mbi makinën e tij .

Sakaq në zonën e Napolit, një aksident tjetër është shënuar si pasojë e motit të keq nga rënia e pemëve në rrugë duke lënë të plagosur dy persona të tjerë që ndodheshin në makinën e tyre.Mediat italiane raportojnë se me vendim të autoriteteve bashkiake, janë mbyllur disa shkolla në Napoli dhe Benevento dhe në disa komuna të tjera në Itali.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...