May tregon afatin e fundit të votës për Brexit-in në Parlament

Evropë

May tregon afatin e fundit të votës për Brexit-in në Parlament

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 18:53
Theresa May

Kryeministrja britanike, Theresa May, tha se më 12 mars do të jetë vota e fundit për marrëveshjen e Brexit-it, që vendos daljen nga Bashkimi Evropian, të planifikuar të ndodhë më 29 mars.

Duke folur për gazetarët, May tha se bisedimet me Bashkimin Evropian janë ende duke vazhduar.

Më herët gjatë ditës, Sekretari i Ambientit, Michael Gove tha se bërë thirrje që kolegët e tij nga kabineti të mbështesin votën për shtyrjen e votës së Brexit-it.

May shtoi se largimi nga Bashkimi Evropian me marrëveshje dhe me kohë është ende në plan.

Ajo tha se nuk do të ndërmarrë masa ndaj ministrave që kanë paralajmëruar se do të votojnë për shtyrjen e Brexit-it, nëse nuk arrihet marrëveshje. May tha se shtyrja e procesit nuk e zgjidhë problemin.

Tre ministra të kabinetit britanik kanë deklaruar publikisht se do të mbështesin planin për vonimin e marrëveshjes për dalje nga Bashkimi Evropian nëse ligjvënësit do të votojnë kundër planit të kryeministres Theresa May për një marrëveshje të re me BE-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat