Derisa disa vende po ‘mërdhijnë’, sot dita më e nxehtë e shkurtit në Britaninë e Madhe

Evropë

Derisa disa vende po ‘mërdhijnë’, sot dita më e nxehtë e shkurtit në Britaninë e Madhe

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Derisa në Evropë po mbretërojnë temperatura shumë të ulëta duke shkaktuar ngrica, në Britania e Madhe po përjeton ditën më të nxehtë të muajit shkurt ndonjëherë.

Sipas zyrës meteorologjike, temperaturat kanë arritur deri në 20 gradë celsius, ka njoftuar Indepedent.

Kujtojmë se Greqia u godit të dielën nga moti ekstrem shoqëruar me erëra të forta, me ndërprerjen e lidhjeve detare, vonesa në trafikun ajror dhe bllokim të rrugëve për shkak të rrëzimit të pemëve në rajonin e Athinës.

Ndërkohë në Shqipëri, temperaturat minimale kanë arritur në -11 gradë celsius.

E në Kanada, ujëvara e Niagarës ka ngrirë për për shkak të temperaturave të ulëta atje, të cilët shënuan – 10 gradë celsius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat