Mot i keq në Turqi/ Bllokohet aeroporti, anulohen 66 fluturime

Evropë

Mot i keq në Turqi/ Bllokohet aeroporti, anulohen 66 fluturime

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 15:31
Foto

Greqia është përfshirë nga moti ekstrem shoqëruar me erëra të forta, me ndërprerjen e lidhjeve detare, vonesa në trafikun ajror dhe bllokim të rrugëve për shkak të rrëzimit të pemëve në rajonin e Athinës, njoftuan forcat zjarrfikëse. Ndërprerje të energjisë elektrike u regjistruan në veri të vendit dhe në periferinë verilindore të Athinës. Në Nea Smyrni, në jug të kryeqytetit, një duzinë automjetesh janë dëmtuar nga rrëzimi i pemëve.

Sipas shërbimeve meteorologjike të vendit, moti i keq do të vijojë deri të martën. Shpejtësia e erës arriti deri në 140 kilometra në orë, e regjistruar në detin Egje nga Observatori Kombëtare të shtunën në mbrëmje. Në veri të vendit, reshjet e dendura të dëborës ofronin pamje mbresëlënëse të Selanikut, qytetit të dytë më të madh në vend, i mbuluar nën petkun e dëborës. Në Thraki në kufirin me Turqinë, temperaturat u regjistruan deri në minus 9 gradë Celsius.

E njëjta situatë e rënduar nga moti paraqitet edhe në Turqi. Kompania ajrore “Turkish Airlines”, anuloi 66 fluturime ndërkombëtare dhe të brendshme nga aeroporti ‘Ataturk’ në Stamboll për shkak të kushteve të motit, njoftojnë sot mediat lokale, duke cituar zyrën për shtyp të kompanisë. Gjithashtu për shkak të procesit të shkrirjes së akullit në aeroport, disa fluturime u shtynë. Pas paralajmërimeve për kushtet e ashpra të motit nga Shërbimi Meteorologjik i Shtetit Turk, automjetet për heqjen e borës hodhën kripë në rrugët e Stambollit.

Ndërkohë, shumë provinca në Turqinë veriperëndimore u mbuluan gjithashtu me borë gjatë fundjavës. Rrugët në rreth 27 fshatra në provincën Kërrklareli u bllokuan për shkak të borës së madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat