A do të jetë Bosnja pikë grumbullimi e emigrantëve në Ballkanin Perëndimor?

Evropë

A do të jetë Bosnja pikë grumbullimi e emigrantëve në Ballkanin Perëndimor?

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 22:38
Foto ilustrim

“Bosnjë-Hercegovina nuk do të lejojë të bëhet një grumbullim i emigrantëve në Ballkanin Perëndimor dhe çdo ndihmë financiare që do të drejtohet ndaj saj nuk do të pranohet”, tha kryetari i këshillit të ministrave të Bosnjë-Hercegovinës (BiH) Denis Zvizdiç.

Ai kujtoi se BiH aktualisht ka gjashtë qendra ku mund të strehojë një maksimum prej 4,500 emigrantësh dhe se ky është numri që ata mund të përballojnë, duke pasur parasysh faktin se siguria e BiH është çështja më e rëndësishme, njofton agjencia e lajmeve Federal.

Zvizdiç tha se, vendi do të vazhdojë të merret me emigrantët bazuar në tre parime themelore, ndër të cilat i pari është mënyra humaniste për t’u marrë me emigrantët, duke respektuar ligjet ndërkombëtare dhe vendore që rregullojnë këtë fushë. Megjithatë, nëse kufijtë drejt Bashkimit Evropian janë plotësisht të mbyllura, atëherë BiH do të mbyllë gjithashtu kufijtë e saj, konfirmoi Zvizdiç, sepse nëse fluksi i emigrantëve në rrugën e Ballkanit është forcuar, kufijtë e BiH do të mbrohen. “Grupi i dytë i madh i emigrantëve që hyjnë në BiH janë ata nga Irani të cilët vijnë në Serbi si turistë dhe hyjnë në BiH si emigrantë, sepse Serbia dhe Irani kanë një regjim pa viza”, shpjegoi Zvizdiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat