Akuza për përfshirje në korrupsion, jep dorëheqjen bashkëpunëtor i Poroshenkos

Evropë

Akuza për përfshirje në korrupsion, jep dorëheqjen bashkëpunëtor i Poroshenkos

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 07:20
Petro Poroshenko

Një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit ukrainas, Petro Poroshenko, u largua nga një rol i lartë qeveritar të martën, në pritje të një hetimi korrupsioni që përfshinte djalin e tij, një muaj përpara betejës së ashpër të zgjedhjeve të vendit.

Një manjat konfeksionesh, i cili erdhi në pushtet pas protestave të vitit 2014, Poroshenko nuk kryeson në garën zgjedhore, sipas sondazheve të fundit, dhe kritikët e akuzojnë atë se nuk po bën mjaftueshëm për të trajtuar korrupsionin e rrënjosur thellë.

Në një program të hënën, rrjeti i gazetarisë hulumtuese Bihus.Info akuzoi të birin e Oleh Gladkovsky, zëvendës sekretar i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Ukrainës, për përfshirje në kontrabandimin e pajisjeve ushtarake nga Rusia dhe shitjen e tyre tek forcat e armatosura vendase me çmime të fryra. Si i biri, Ihor Gladkovsky, ashtu edhe babai i tij, e mohojnë këtë.

Por sfiduesit kryesorë të Poroshenko në garën e zgjedhjeve presidenciale të 31 marsit e morën në raport dhe ish kryeministrja Yulia Tymoshenko e akuzoi atë për tradhti dhe për mbajtjen e korrupsionit në radhët e qeverisë.

Korrupsioni që përfshin forcat e armatosura është një subjekt veçanërisht i ndjeshëm në Ukrainë, i cili po përballet me një luftë në lindje kundër separatistëve të mbështetur nga Kremlini dhe që ka kushtuar rreth 13,000 jetë, që nga viti 2014.

Zëdhënësi i Poroshenko tha se presidenti mbështeti largimin e Gladkovskit dhe kërkoi një hetim urgjent. Byroja kundër korrupsionit NABU tha se do të hetojë me shpejtësi çështjen.

Djali i Gladkovskit tha se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër gazetarëve, ndërsa plaku Gladkovski tha se i kishte kërkuar Poroshenko ta pezullonte përkohësisht nga detyrat e tij.

“Unë i refuzoj kategorikisht të gjitha akuzat që janë bërë në të ashtuquajturin hetim,” tha ai në një deklaratë në faqen e internetit të këshillit të sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat