Brexit, Franca dhe Gjermania dakordësohen për ti dhënë më shumë kohë Britanisë

Evropë

Brexit, Franca dhe Gjermania dakordësohen për ti dhënë më shumë kohë Britanisë

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 17:26
Angela Merkel

Franca dhe Gjermania kanë rënë dakord që t’i japin më shumë kohë Britanisë të përgatitet shkëputjen nga Bashkimin Europian. Çështja e brexit ishte në krye të axhendës së kancelares Angela Merkel në vizitën saj në Paris.

Merkel: Nëse Britania kërkon më shumë kohë ne nuk do ta refuzojmë këtë, por ne po bëjmë thirrje për një zgjidhje të rregullt, një largim të rregullt të Britanisë nga Bashkimi Europian.

Një tjetër çështje e diskutuar nga dy udhëheqësit në Pallatin Elise ishte zgjatja e afatit të ndalimit të eksportit të armëve drejt Arabisë Saudite përtej 9 marsit.

Kjo kërkesë Merkelit i erdhi nga socialdemokratët, partnerët e vegjël të koalicionit qeverisës, por për shkak të kostove kundërshtohet nga Franca dhe Britania.

Ndalimi i eksportit të armëve është vendosur nga Bashkimi Europian si përgjigje për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Kahshoggi, urdhërues për të cilin akuzohet princi saudit i kurorës, Mohamed Bin Selman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat