Suedia arreston spiunin e dyshuar rus

Evropë

Suedia arreston spiunin e dyshuar rus

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 22:26
Ilustrim

Një punëtor i një kompanie teknologjike në Suedi është arrestuar nën dyshimin se ka spiunuar për Rusinë.

Personi i cili nuk është identifikuar është arrestuar këtë të martë në Stokholm, kanë njoftuar zyrtarët këtë mbrëmje, shkruan BBC.

Shefi i Inteligjencës, Daniel Stenling ka thënë se besojnë se i dyshuari ishte rekrutuar nga një oficer rus i inteligjencës por që ishte paraqitur si diplomat.

I dyshuari ishte duke kryer “detyra të njohura si një lloj inteligjencë që i ishte kërkuar nga fuqitë e jashtme” thuhet në njoftimin e shërbimeve të sigurisë.

“Dyshohet se aktiviteti i tij kriminal ka vazhduar nga viti 2017”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat