Babai hodhi katër fëmijët nga kati i parë

Evropë

Babai hodhi katër fëmijët nga kati i parë

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 11:54
Foto ilustrim

Një baba i moshës 54 vjeçare, i ka hedhur katër fëmijët e tij nga kati i parë i ndërtesës, në rrugën ‘Josip Ban Jelaçiq’ në Pag të Kroacisë.

Dy prej fëmijëve kanë pësuar lëndime serioze.

Siç transmeton Index.hr  fëmijët janë të moshës 3, 5, 7 dhe 8 vjeç. Ata u hodhën nga një lartësi prej gjashtë metrash.

Sipas informacioneve të Radio Zadar, kjo është një familje problematike që u transferua së fundi në Pag.

"Pas kontrolleve të para rreze X, mund të them se dy fëmijë të moshës 7 dhe 8 vjeç kanë marrë lëndime të rënda dhe janë vendosur në një njësi të kujdesit intensiv, ndërsa dy fëmijët e tjerë të moshave 3 dhe 4 kanë lëndime të lehta , por gjendja e tyre është ende nën kontrollin  mjekësor", tha drejtori i spitalit në të cilin u transferuan fëmijët.

Policia tha se babai i fëmijëve të mitur  është arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat