Italia ofron mbi 30 mijë vende pune, përfiton edhe Shqipëria

Evropë

Italia ofron mbi 30 mijë vende pune, përfiton edhe Shqipëria

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 15:05
Foto

Ministria e Brendshme italiane ka aprovuar draftin me kushtin e kërkuar nga ministri Salvini që të mos pranohen të hyjnë në Itali emigrantë nga vendet që nuk janë bashkëpunues me qeverinë italiane në sistemin e riatdhesimit të emigrantëve jo të rregullt.

Gjithashtu Ministri i Brendshëm italian ka propozuar hartimin e një “black list” të vendeve që nuk pranojnë marrëveshjen për kthimin në vendet e origjinës së emigrantëve ilegalë, vende si Senegal, Mali, Uganda, Pakistan, Bangladesh etj.

Gjithashtu, Ministria e Brendshme italiane ndër 30850 leje të rregullta qëndrimi, ka parishikuar që mbi 18 mijë leje të jepen për emigrantë që të punësohen gjatë sezonit të verës në fermat buqësore dhe gjithashtu mbi 12 mijë të tjerë t’u jepet mundësia që të konvertojnë lejet e qëndrimit për motive studimi, humanitar, apo shëndetësor në leje qëndrimi pune sezonale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat