Tragjedi në Kroaci: Babai hedh nga ballkoni 4 fëmijët e tij

Evropë

Tragjedi në Kroaci: Babai hedh nga ballkoni 4 fëmijët e tij

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 17:06
Kroaci

Rastin e komentoi edhe kryeministri Andrej Plenkoviç, duke thënë se ky ishte një akt monstruoz i paparë ndonjëherë

Mjekët e Spitalit të Përgjithshëm të Zarës në Kroaci njoftuan mbi gjendjen e 4 fëmijëve të cilët babai i tyre, sot rreth orës 7 të mëngjesit i hodhi nga ballkoni i shtëpisë së tyre, nga një lartësi prej 6 metrash.

Sipas mjekëve vajza 7-vjeçare është në gjendje kritike ndërsa dy vajzat tjera dhe djali janë në gjendje të qëndrueshme.

Sot në mëngjes në repartin e trajtimit intensiv të spitalit të Zarës me lëndime serioze u pranuan tri vajza të moshës 5, 7 dhe 8 vjeçare dhe një djalë 3 vjeçar.

Vajza 7-vjeçare ka pësuar më së keqi, ka disa lëndime në kokë dhe krahëror dhe është vendosur në ventilim mekanik ndërsa gjendja e saj vazhdon të mos jetë e qëndrueshme.

Nëna e 4 fëmijëve ka ardhur në spitalin e Zarës e shoqëruar nga shërbimi social për të parë gjendjen e fëmijëve ndërsa babai është marrë në pyetje për të konstatuar rrethanat e krimit, njoftoi policia e Zarës.

Ministrja e Demografisë, Familjes, Rinisë dhe Çështjeve Sociale, Nada Murganiç njoftoi se sot do të shkojë në Pag personalisht për të mësuar nga afër rreth rastit.

Ajo konfirmoi se kjo është një familje që u shpërngul në Viroviticë nga Pag, ndërkaq sot rastin e komentoi edhe kryeministri Andrej Plenkoviç, duke thënë se ky ishte një akt monstruoz i paparë ndonjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat