Protestat e “jelek verdhëve” i kanë kushtuar kosto të lartë Francës

Evropë

Protestat e “jelek verdhëve” i kanë kushtuar kosto të lartë Francës

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 18:21
Protestat e “jelek verdhëve”

Muajt e protestave të “jelekëve të verdhë” kanë dëmtuar ekonominë e Francës.

Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire, tha se demonstratat kanë shkaktuar “kosto shumë të lartë” prej rreth 0.2 për qind në rritjen ekonomike të vendit nga tremujori i fundit i vitit 2018 deri në vitin 2019.

Muajin e kaluar, Fondi Monetar Ndërkombëtar në një raport theksoi se për shkak të demonstratave kanë ulur pritjet për rritjen ekonomike të vendit në vitin 2019 në 1.5 për qind.

Më 14 shkurt, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë që dënonte përdorimin e dhunës dhe ndërhyrjet joproporcionale nga autoritetet shtetërore gjatë protestave paqësore në Francë.

Qeveria franceze mbrojti përdorimin e gazit lotsjellës nga policia gjatë protestave për të mbajtur rendin publik.

Të paktën 11 persona humbën jetën ndërsa rreth 8.400 të tjerë janë arrestuar, mbi 2.000 janë plagosur në protestat si dhe 1.796 persona u dënuan me burgim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat