E rëndë! Babai hedh 4 fëmijët e tij nga ballkoni

Evropë

E rëndë! Babai hedh 4 fëmijët e tij nga ballkoni

Më: 1 mars 2019 Në ora: 08:19
Ilustrim

Një ngjarje e tmerrshme ka shokuar opinionin publik në Kroaci ditën e djeshme.

Rreth orës 7:00 të mëngjesit, një baba ka hedhur 4 fëmijët e tij nga ballkoni i shtëpisë, në një lartësi prej 6 metrash.

Fëmijët, tre vajza dhe një djalë, i përkasin moshave 5, 7, 8 dhe 3 vjeçare.

Vajza 7-vjeçare është ajo që e ka pësuar dëmtime më të rënda, në kokë dhe krahëror, dhe është në rrezik për jetën. Ndërsa dy vajzat e tjera dhe djali janë në gjendje të qëndrueshme.

Lajmi është bërë i ditur nga mjekët e Spitalit të Përgjithshëm të Zarës.

Babai i fëmijëve është shoqëruar në Polici, ndërsa nuk dihet ende arsyeja se përse e ndërmori këtë veprim monstruoz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat