Madridi përgatitet për një Brexit pa marrëveshje - Bota Sot
Madridi përgatitet për një Brexit pa marrëveshje

Evropë

Madridi përgatitet për një Brexit pa marrëveshje

Më: 1 mars 2019 Në ora: 16:49
Parlamenti Spanjës

Spanja njoftoi të premten se ka miratuar një dekret për të minimizuar efektet e një Brexit të mundshëm pa marrëveshje mbi jetën e më shumë se 300 000 britanikëve që jetojnë në territorin e saj dhe që të mbrojë të drejtat e tyre.

Nga ana tjetër Madridi ka kërkuar që Londra të bëjë të njëjtën gjë nga ana e saj për 150 000 spanjollët që jetojnë në Britani të Madhe.

“Bëhet fjalë që të gjendet një mënyrë që asnjë qytetar britanik apo spanjoll të qëndrojë pa mbrojtje, as ai dhe as të afërmit e tij”, insistoi para medias Carmen Calvo, zëvendëspresidente e qeverisë socialiste të Pedro Sanchez. /ATSH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...