Ish-ministri britanik mendon se referendumi i ri për Brexit do t’i zemëronte njerëzit

Evropë

Ish-ministri britanik mendon se referendumi i ri për Brexit do t’i zemëronte njerëzit

Më: 2 mars 2019 Në ora: 20:59
Boris Johnson

Një referendum i ri për Brexit do të ngjallte shumë zemërim te britanikët.

Deklarata është bërë nga Boris Johnson, një nga propozuesit e daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian, i cili ka kritikuar dhe ata që i cilëson si bastardë që drejtojnë Europën.

Ish-ministri i Jashtëm britanik u shpreh se nuk e mendonte si të mundur një referendum të dytë për Brexit.

“Mendoj se zemërimi i popullit të zhgënjyer do ishte shumë i fortë”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat