Beogradi sërish në këmbë kundër Vuçiqit

Evropë

Beogradi sërish në këmbë kundër Vuçiqit

Më: 2 mars 2019 Në ora: 21:27
Pamje nga protesta

Serbët kundër presidentit të tyre.

Edhe një protestë tjetër është organizuar këtë të shtunë kundër Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në Beograd. Organizatorët e protestës mbanin në duar pankarta me “gënjeshtra” të presidentit të Vuçiq. 

Turma po ashtu mbante dhe pankartën  “Ne jemi me popullin, jo me hajdutët e tanishëm”, “Për Lirinë”, “Zgjohuni”, “Ngritni Serbinë”, “Respektoni Ligjin”, e të tjera. Pjesëmarrësit e protestës “Një në pesë milion” kaluan sonte përmes tunelit Terazije në Beograd.

Protesta e parë kundër  Vuçiq  “Stop Këmishave të Përgjakura ” u mbajt në Krusevac më 30 nëntor 2018, për sulmin ndaj njërit prej themeluesve të Aleancës për Serbinë, kreut të Levicës së Serbisë Borko Stefanoviq dhe dy aktivistë të tjerë në atë qytet.

Që nga 8 dhjetori, protestat organizohen çdo të shtunë në Beograd dhe kërkesat janë përditësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat