Tmerruese: 29-vjeçarja shet fëmijën

Evropë

Tmerruese: 29-vjeçarja shet fëmijën

Më: 2 mars 2019 Në ora: 21:43
29-vjeçarja Irina Volkova, e cila kishte 2 fëmijë, sipas autoriteteve policore vendosi që nuk e donte fëmijën e saj të tretë

Dy femra përballen me 10 vjet burg, pasi një nënë shiti beben e saj porsalindur për vetëm 205 paund. 29-vjeçarja Irina Volkova, e cila kishte 2 fëmijë, sipas autoriteteve policore vendosi që nuk e donte fëmijën e saj të tretë.

Ajo akuzohet se ia shiti djalin një 23-vjeçareje të quajtur Anna, e cila besonte se nuk mund të bënte fëmijë. Rasti në fjalë shihet si maja e ajsbergut 2 tregut të zi të bebeve në Rusi.

Irina dhe Anna mësohet se u njohën online dhe ndërtuan një skemë në të cilën Anna pretendonte se ishte nëna biologjike e fëmijës.

Vladimir Tsurkanu nga Komiteti Investigativ Rus tha se histori të tilla të ngjashme po ndodhin në të gjithë Rusinë dhe policia po përpiqet që t’i bllokojë këto tentative. “Por femrat po përpiqen të lindin duke përdorur dokumentet e të tjerëve, në mënyrë që t’ia hedhin sistemin ligjor të adoptimit”, shpjegoi ai.

Ekziston gjithashtu frika se fëmijët mund të tregtohen për krime seksuale, apo për pjesë të trupit. Sipas zyrtarit rus, Irina shkoi nga Penza ku jetonte për në St Petersburg, aty ku jetonte Anna, në mënyrë që ta lindte fëmijën atje. Ajo mori pasaportën e 23-vjeçares dhe u shtrua në spital me emrin e saj.

Por mjekët dalluan se fotografia e pasaportës nuk korrespondonte me gruan shtatzënë dhe ishin ata që njoftuan autoritetet përkatëse.

Një ditë pasi lindi, Irina la maternitetin pa beben dhe në spital u shfaq Anna, e cila kishte shkuar të merrte fëmijën. Megjithatë ajo sëbashku me nënën e bebes u ndalua nga policia, nën akuzën e tregtimit të të miturve. 29-vjeçarja e pranoi faktin që e kishte shitur fëmijën dhe u shfaq e penduar.

Ndërkohë gjykata tha se fëmija duhet të jepet për adoptim, në mënyrë që asnjëra prej të dyjave të mos kenë mundësinë që ta rrisin. Sipas zyrës së prokurorit në St Petersburg, Anna dhe Irina rrezikojnë deri në 10 vjet burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat