Një tjetër shembull i vjedhjes së makinave vjen nga Britania e Madhe, ku kamera e survejimit ka regjistruar vjedhjen e BMW M140i.
Një makinë e pajisur mirë dhe e fuqishme ishte vjedhur nga hajdutë të trajnuar mirë, të cilët për më pak se 20 sekonda kryen gjithë operacionin.
Një nga hajdutët kapi sinjalin kryesor të makinës me skaner, ndërsa tjetri me pajisjen tjetër qëndron pranë BMW duke pritur sinjalin.
Në momentin e kapjes së sinjalit, ai pranohet nga bashkëpunëtori i tij dhe menjëherë e hap makinën dhe ikën.