Aeroporti i Pragës me kamera shtesë për njohjen e fytyrës

Evropë

Aeroporti i Pragës me kamera shtesë për njohjen e fytyrës

Më: 4 mars 2019 Në ora: 19:04
Foto ilustrim

Qeveria çeke njoftoi sot se ka miratuar një plan për të zgjeruar përdorimin e kamerave të njohjes së fytyrës në aeroportin ndërkombëtar në Pragë.

Anëtarët e qeverisë ka rënë dakord të vendosen kamera përgjatë aeroportit "Vaclav Havel", pasi miratuan më parë instalimin e tyre në zonat e tranzitit.

Kjo do të rrisë numrin total të kamerave nga 100 në 145, transmeton AP.

Më shumë se një vit më parë, qeveria shtoi masat e sigurisë në aeroportin në Pragë, kur vendosi 200 anëtarë shtesë të forcave të sigurisë.

Qeveria çeke planifikon të përmirësojë masat e sigurisë në aeroportet e tjera ndërkombëtare në vend

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat