Donald Tusk: Ndërhyrje armiqësore në zgjedhjet e PE-së, po influencojnë forca të jashtme antievropiane

Evropë

Donald Tusk: Ndërhyrje armiqësore në zgjedhjet e PE-së, po influencojnë forca të jashtme antievropiane

Më: 6 mars 2019 Në ora: 11:24
Donald Tusk

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, paralajmëroi për ndërhyrje të huaja armiqësore në zgjedhjet e Parlamentit Evropian që do të mbahen në muajin maj.

Në një konferencë për shtyp në Bruksel, Tusk tha se ekziston kërcënimi për sulme të ngjashme me fushatat e manipulimit të opinionit publik, që, sipas tij, kanë ndodhur në përpjekje për të ndikuar referendumin për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian në vitin 2016.

“Ka forca të jashtme antievropiane që përpiqen, hapur ose fshehurazi, të inuencojnë zgjedhjet demokratike të europianëve, siç ishte rasti me Brexit-in dhe disa fushata elektorale nëpër Europë. E siç mund të jetë rasti, sërish në muajin maj…”, deklaroi Tusk.

Tusk nuk e përmendi në mënyrë specike Rusinë, por qeveria britanike ka thënë se Rusia ka bërë përpjekje të manipulojë votimin për Brexit-in:

“Mos lejoni që partitë politike të cilat janë të themeluara nga forca të jashtme armiqësore, të vendosin mbi përparësitë kyçe të BE-së dhe udhëheqjen e institucioneve evropiane”.
Franca dhe Gjermania po ashtu kanë thënë se Rusia ka bërë përpjekje të ndikojë në zgjedhjet e tyre. Sondazhet e opinionit tregojnë se popullistët euroskeptikë do të avancojnë ndjeshëm në zgjedhjet e Parlamentit Europian, por grupet politike qendrore, sipas tyre, më shumë gjasë do të vazhdojnë të ruajnë mazhorancën, megjithë shenjat në rritje të fragmentimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat