Brown: Dua ta takoj “pacientin e Londrës”

Evropë

Brown: Dua ta takoj “pacientin e Londrës”

Më: 6 mars 2019 Në ora: 11:28
Timothy Ray Brown

“Pacienti i Berlinit” emri i vërtetë i të cilit është Timothy Ray Brown e që u bë personi i parë në botë që u shërua nga HIV, ka mirëpritur lajmin se një tjetër person është shëruar nga i njëjti virus.

Brown deklaroi se do të dëshironte që të takonte “pacientin e Londrës” apo personin e dytë për të cilin u raportuar se është shëruar nga HIV, ndërsa shtoi se lajmi u jep shpresë të gjithë atyre që vuajnë nga kjo sëmundje vdekjeprurëse.

Amerikani që u trajtua në Berlin tha se asnjëherë nuk e kishte menduar se do të shërohej, ndërsa tha se ndihet i obliguar që t’u shërbejë doktorëve për të gjetur kurën e përshtatshme.

Timothy Ray Brown jeton pa virusin HIV prej 12-vitesh dhe nuk merr asnjë medikament.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat