Franca: Britania e Madhe të dalë me propozime konkrete për Brexit - Bota Sot
Franca: Britania e Madhe të dalë me propozime konkrete për Brexit

Evropë

Franca: Britania e Madhe të dalë me propozime konkrete për Brexit

Më: 7 mars 2019 Në ora: 13:32
Nathalie Loiseaui

Ministrja franceze për Çështjet Evropiane, Nathalie Loiseaui bëri sot thirrje Londrës për hartimin e propozimeve për të dalë nga ngërçi i krijuar për Brexit, duke konfirmuar se marrëveshja e tërheqjes nuk mund të rinegociohet.

Loiseau ndodhet sot në Londër ku pritet të takohet me ministrin e ngarkuar për Brexit, Stephen Barclay.

‘’Ne presim ende një propozim të Londrës’’, deklaroi ministrja në një intervistë për të përditshmen The Guardian.

”Për momentin ne po diskutojmë. Nuk kemi dëgjuar propozime, ide apo iniciativa që vijnë nga qeveria britanike për të tejkaluar vështirësitë aktuale”, shtoi ajo.

Ndërsa marrëveshja e tërheqjes duhet të kalojë sërish të martën për votim nga deputetët britanikë, Londra nuk ka siguruar deri në këtë stad lëshimet nga BE-ja, ku ajo vlerëson se ato mund të anojnë peshoren në favor të tekstit, të kundërshtuar në janar./ATSH/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat