Aksidentohet bashkëshortja e Kryetarit të Bashkisë së Antalias

Evropë

Aksidentohet bashkëshortja e Kryetarit të Bashkisë së Antalias

Më: 7 mars 2019 Në ora: 23:27
Pamje nga aksidenti

Bashkëshortja e Kryetarit të Bashkisë së Antalias në Turqi është aksidentuar mbrëmjen e së enjtes teksa kthehej nga takimet elektorale që i paraprijnë zgjedhjeve lokale të 31 Marsit.

Makina me të cilën udhëtonte Ebru Turel, bashkëshortja e kryebashkiakut dhe kandidatit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Menderes Turel, u përplas me një makinë që doli nga rrugët dytësore në lagjen Muratpasha. Aksidenti ndodhi rreth orës 19:00 dhe të plagosur mbetën tre studentë nga njëra makinë dhe Turel nga makina tjetër, e cila theu hundën pas përplasjes me sedijen automjetit.

Pas ndihmës së parë të mjekëve, bashkëshortja e kryebashkiakut tashmë po pushon në shtëpinë e saj.

Gjithçka është regjistruar sekondë pas sekonde në kamerat e sigurisë në zonë dhe është publikuar nga agjencia e lajmeve “DHA”.

Lajmin për aksidentimin e së shoqes, Menderes Turel e mori gjatë kohës që ishte në lagjen Finike për takime elektorale. “Është nga syri. Faleminderit Zotit nuk ka pasoja të rënda”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat