Qeveria e Finlandës jep dorëheqjen, shkak dështimi i reformës në shëndetësi

Evropë

Qeveria e Finlandës jep dorëheqjen, shkak dështimi i reformës në shëndetësi

Më: 8 mars 2019 Në ora: 10:23
Juha Sipila

Qeveria e Finlandës dha dorëheqjen të premten pasi hoqi planet për të reformuar sistemin e kujdesit shëndetësor, një politikë kyçe, tha zyra e presidentit finlandez, duke e hedhur vendin në 'braktijse' politike, shkruan Reuters.

Presidenti miratoi dorëheqjen e Kryeministrit Juha Sipila dhe kërkoi nga qeveria e tij të vazhdojë si një qeveri e kujdesit deri në emërimin e një kabineti të ri.

Rënia e qeverisë vjen vetëm një muaj përpara zgjedhjeve parlamentare, pasi Sipila nuk arriti të shtyjë reformat. Ndryshimet ishin vendimtare për planin e koalicionit qeverisës trepalësh për të balancuar financat publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat