Hunt: Historia do t'i gjykojë rëndë Britaninë dhe BE-në nëse gabojnë rreth Brexitit

Evropë

Hunt: Historia do t'i gjykojë rëndë Britaninë dhe BE-në nëse gabojnë rreth Brexitit

Më: 8 mars 2019 Në ora: 12:49
Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt

Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt ka thënë se historia do t’i gjykojë rëndë Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian nëse nuk e menaxhojnë mirë largimin e Britanisë nga blloku evropian.

Britania pritet të largohet nga BE-ja më 29 mars, mirëpo ligjvënësit britanikë kanë kundërshtuar planin e kryeministres së këtij shteti, Theresa May.

Ajo është duke kërkuar tani ndryshime ligjërisht të zbatueshme para se pakti i saj të votohet për herë të dytë të Parlamentin britanik më 12 mars.

“Historia do t’i gjykojë shumë keq të dyja palët nëse ky proces përfundon në mënyrë të gabueshme”, ka thënë Hunt të premten për BBC-në.

“Ne dëshirojmë të jemi miq të ngushtë me BE-në, që nënkupton gjetjen e një marrëveshjeje në një mënyrë që nuk helmon lidhjet tona në të ardhmen” ka thënë ai.

Hunt ka thënë të jetë arritur përparim në ditët e fundit në paktin për Brexit, ndonëse duhet bërë ende.

Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja në krahasim me 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat