Dënohet kardinali francez që fshehu akuzat për abuzim seksual të fëmijëve

Evropë

Dënohet kardinali francez që fshehu akuzat për abuzim seksual të fëmijëve

Më: 8 mars 2019 Në ora: 17:46
Philippe Barbari

Një kardinal francez ka thënë se do të japë dorëheqje pasi një gjykatë e dënoi atë për shkak se nuk i ka raportuar në polici akuzat për abuzime seksuale të fëmijëve nga një prift i dioqezës së tij.

Rasti i kardinalit Philippe Barbarin paraqet shembullin më të fundit në vargun e akuzave për abuzime seksuale nga zyrtarët e lartë të Kishës Katolike, të cilët i kanë kryer vetë këto abuzime ose i kanë mbuluar dyshimet për abuzime që janë bërë nga priftërinjtë. Vendimi i gjykatës franceze u mor dy javë pasi Papa Françesku e organizoi një samit të klerikëve lidhur me çështjen e abuzimeve seksuale.

Barabarin është anëtari më i lartë i klerit francez që është përfshirë në krizën botërore të Kishës Katolike për shkak të akuzave për dhunime seksuale. Ky rast ka marrë vëmendje të madhe në Evropë, ndërsa për të është realizuar edhe një film, i titulluar “Për hir të Zotit”, i cili e ka zënë vendin e dytë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin muajin e kaluar.

Barbarin, 68-vjeçar, u shpall fajtor për mosraportim të dyshimeve për abuzime seksuale të djemve që shërbejnë në kishë. Këto raste dyshohet se kishin ndodhur në vitet e shtatëdhjeta dhe të tetëdhjeta të shekullit të kaluar, shkruan “The Washington Post”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat